Skandali me të dhënat e privatësisë, Facebook konfirmon vendimin për të shkrirë aplikacionet
Pas skandalit të publikimit të të dhënave personale, Facebook po ndërmerr hapa konkrete në mbrotjen e privatësisë.
Themeluesi i rrjetit sociale Mark Zuckerberg bëri të ditur se po fokusohen në një plan të ri për mbrojtjen e privatësisë, ku konfirmoi se aplikacionet WhatsApp, Messenger dhe Instagram do të shkrihen në një platformë të vetme.
Shefi i Facebook pranoi se reputacioni i faqes ishte thyer pas skandalit të publikimit të të dhënave personale, si rezultat i qasjes së dobët ndaj mbrojtjes së informacionit së përdoruesve të faqes.
Zuckerberg gjithashtu tha se po punon për të siguruar që lundrimi në rrjetin social, mos të marrë të dhëna personale.
“Unë besoj se e ardhmja e komunikimit do të zhvendoset gjithnjë e më shumë në shërbimet private të koduara, ku njerëzit janë të sigurtë në atë çfarë thonë me njëri-tjetrin dhe të qëndrojnë të sigurt që mesazhet dhe përmbajtjet e tyre nuk do të survejohen.”– shkruan Zuckerberg.
Link: https://www.dailymail.co.uk/news/article-6779045/Facebook-CEO-says-hell-double-privacy.html
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/apple-applications-apps-cell-phone-607812/