Home Sport “Nuk më lejon babai!”, vajza e Allegrit tregon se çfarë i ka ndaluar trajneri
“Nuk më lejon babai!”, vajza e Allegrit tregon se çfarë i ka ndaluar trajneri
0

“Nuk më lejon babai!”, vajza e Allegrit tregon se çfarë i ka ndaluar trajneri

0
0

Valentina Allegri, vajza e trajnerit të Juventusit, Massimo Allegrit ishte protagoniste e një shakaje të organizuar nga programi “Le Iene”, ku e gjeti veten duke festuar fitoren e Juventusit 3-0 kundër Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve në një mënyrë të veçantë.

Gjatë emsionit, Valentina ka folur edhe për jetën e saj private, ndërkohë që ka treguar dhe se për çfarë do ta ndalonte babai i saj.

“Nuk do të lidhem kurrë me një lojtar, pasi karriera e tyre do të përfundonte në atë moment. Pastaj e di që babai im nuk më lejon ta bëj këtë gjë”, tha Valentina Allegri.

Më tej ajo është pyetur nëse është xheloz trajneri i Juventusit për fotot që publikon vajza e tij në rrjetet sociale?

“Po. Herë pas here më dërgon mesazhe të shoqëruara me fotot që unë publikoj. Ambra? I shoh të dy shumë të dashuruar. Kur babai im është i dashuruar vrapon në jetën e tij. Asaj nuk i them dot nënë. E kam një të tillë dhe më mjafton”, tha më tej Valentina.

Link: http://www.corrieredellosport.it/news/calcio/fuori-dal-campo/2019/03/13-54503332/valentina_allegri_gesto_di_simeone_pap_non_lo_avrebbe_mai_fatto/?cookieAccept

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bi97zo-nCmI/