Home ShowBiz Rudina Magjistari dhe Bieta Sulo bëjnë ‘xing’ me veshjet
Rudina Magjistari dhe Bieta Sulo bëjnë ‘xing’ me veshjet
0

Rudina Magjistari dhe Bieta Sulo bëjnë ‘xing’ me veshjet

0
0

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari i habiti teleshikuesit kur u shfaq në studio me një stil krejt ndryshe nga ai që shfaqet zakonisht. Rudina u shfaq e veshur me një kostum casual dhe kur hyri në studio deklaroi se ishte në mëdyshje që ta vishte.

“E kisha me dyshim këtë kostum kur e vesha se mendova do thonë ka dalë me pizhama. Nuk janë pizhama, por kostum i trendit të fundit” shpreh Rudina.

Por ajo që u vu re nga ndjekësit dhe në rrjetet sociale ishte se një kostum, të ngjashëm e kishte veshur edhe Bieta Sulo në emisionin e saj.

Ndërkohë që emisionet janë formate të ngjashme dhe transmetohet në të një kohë të përafërt, Bieta për të shmangur çdo dyshim se ajo mund t’ja ketë kopjuar veshjen Magjistarit, hedh një video në Instagram nga emisioni ku e kishte veshur, me datë dhe orë.

Po ashtu për krah videos ajo vendos dhe një emoji duke shkelur syrin duke i treguar të gjithëve se ishte ajo e para që e veshi kostumin. Madje në hyrje të emisionit ka bërë pothuajse të njëjtën deklaratë si Rudina për kostumin. “Kur po vija më thanë nuk je zgjuar akoma, ke ardhur nga krevati…”- është shprehur Bieta.

rudina

https://www.instagram.com/p/BvUHvUmH9HZ/

Link: https://www.instagram.com/p/BvUHvUmH9HZ/

Link: https://www.instagram.com/p/BvRsgnXhZ6g/

Burimi i fotos:  https://www.instagram.com/p/BvPWM8sH12A/