Home ShowBiz “Ti more djalë sapo vrave një burrë!”, këngëtarja shqiptare reagon ashpër ndaj kolegëve
“Ti more djalë sapo vrave një burrë!”, këngëtarja shqiptare reagon ashpër ndaj kolegëve
0

“Ti more djalë sapo vrave një burrë!”, këngëtarja shqiptare reagon ashpër ndaj kolegëve

0
0

Këngëtarja e njohur Orgesa Zaimi ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e publikut me performancat e saj live në skenë.

Këngëtarja gjithashtu është aktive në rrjetet sociale, nga ku ndan momente nga përditshmëria e saj. Ditën e sotme këngëtarja ka postuar në Instagram një video ku adreson kritika të ashpra ndaj personave që hiqen si këngëtarë, megjithëse nuk kanë talent për këtë profesion.

Orgesa postoi një video nga performanca e reperit Kany West, ku po këndonte “Mama I just killed a man”, ku shihet se ky i fundit stonon dhe nuk krahasohet me intepretimin e Freddy Mercury.

Gjatë shkrimit të saj Orgesa theksoi se në ditët e sotme vlerësohen më shumë ata që janë të paaftë.

Ti more djalë sapo vrave me të vërtetë një burrë! Ju lutem të gjithëve që të fokusohen në çfarë dinë të bëjnë më mirë në jetë. Edhe unë do doja të isha miliardere apo biznesmene, por jam e paaftë për ta bërë. Gjithashtu mu deshën më shumë se 10 vjet që të kuptoja që unë di të këndoj (18 vjeçe ndërkohë, që e nisa që 5 dhe prapë e nisa seriozisht 20 vjeçe) dhe duhet të merren me këtë punë edhe pse është ndonjëherë mallkim, pasi ka të paaftë që s’bëjnë asgjë dhe vlerësohen maksimalisht apo bëhen ‘figura publike’, që s’e kuptoj se çfarë do të thotë. Ndërkohë unë dhe shumë të tjerë japim shpirtin këtu”, shkruan në postimin në Insta Story këngëtarja shqiptare.

“Stop paaftësisë! Ju lutem shpëtoni jetë, ruani veshët”.-e mbyll këngëtarja reagimin.