Home ShowBiz “Divorci ishte brutal, sikur gjithë bota të urren”, ish-bashkëshorti i Kim Kardashian flet për ndarjen
“Divorci ishte brutal, sikur gjithë bota të urren”, ish-bashkëshorti i Kim Kardashian flet për ndarjen
0

“Divorci ishte brutal, sikur gjithë bota të urren”, ish-bashkëshorti i Kim Kardashian flet për ndarjen

0
0

Ish bashkëshorti i Kim Kardashian, Kris Humphries ka folur për martesën e tij e cila zgjati për vetën 72 ditë, martesë e cila u kritikua shumë.

Por pavarësisht kritikave, ish-lojtari i basketbollit zbuloi se martesa e tij me me Kim Kardashian ishte ‘100% e vërtetë’.

Gjatë një interviste për “The Players Tribune”, ish-lojtari i cili u bë i njohur si bashëkshorti i Kim ka zbuluar se nuk dëshiron të jetë vetvetja.

“Unë nuk dua të jem Kris Humphries. Është ndjenja më e çmendur në botë, nuk dëshiroj të jem vetvetja”, thotë ai. Jeta e tij mori tatëpjetën dhe media atë kohë nuk ndalej se shkruari rreth tij, ndërkohë që po përpiqej të përqendrohej tek karriera.

Gjatë intervistës Humphries pranon se ishte naiv dhe nuk e mendoi se sa do të ndryshonte jeta e tij kur filloi të shoqërohej me Kardashian, në fund të vitit 2010. “E vetmja gjë që më shqetëson është se njerëzit me thonë se martesa ime ishte e rreme”, shpjegon ai.

“Ka patjetër lidhje në botë që bëhen për show, por marrëdhënia jonë ishte e vërtetë. Kur e kuptuam se nuk po funksiononte…çfarë mund të them?”, shtoi 34-vjeçari.

“Nuk është e lehtë të kalosh sikletin e diçkaje të tillë – me miqtë tuaj, me familjen tënde … Por, kur historia bëhet kaq publike, para botës, kalon në një nivel tjetër. Ishte brutale. Duket sikur gjithë bota ju urren dhe ti nuk e di pse”, tha ai. Ndarja  Kim dhe Kris u finalizua përfundimisht në 2013 dhe ajo u martua me bashkëshortin e saj të tretë, reperin Kanye West, në vitin 2014.

Link: https://www.theplayerstribune.com/en-us/articles/kris-humphries-i-never-wanted-to-be-that-guy

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BX9EumaDHpg/