Home ShowBiz Pas 9-vitesh të martuar, rrëfehet Ermal Mamaqi: Lidhja me Amin nuk ka qenë e lehtë!
Pas 9-vitesh të martuar, rrëfehet Ermal Mamaqi: Lidhja me Amin nuk ka qenë e lehtë!
0

Pas 9-vitesh të martuar, rrëfehet Ermal Mamaqi: Lidhja me Amin nuk ka qenë e lehtë!

0
0

Moderatori dhe aktori i njohur Ermal Mamaqi prej disa vitesh është i martuar me moderatoren simpatike Amarda Toska.

I ftuar në emisionin “E Diell”, Ermal Mamaqi foli për ekperiencën dhe parapaskenat e filmit “2 gisht mjaltë”, ndërkohë që rrëfeu edhe disa detaje nga jeta private.

Ai zbuloi se fillimet e lidhjes së tij me Amin nuk ka qenë “fushë me lule”. Prej 9 vitesh të martuar me njëri-tjetrin, Mamaqi tregon:

“Lidhja ime me Amin në kohën kur ne u dashuruam për herë të parë dhe e kuptuam që ishim për njëri-tjetrin, nuk ka qenë e lehtë sidomos për mua, por edhe për të” – ka rrëfyer ai.

“Kemi pasur shumë vështirësi, për disa arsye, por tani unë besoj se periudhën e keqe, pra atë që ndodhet poshtë “2 gisht mjaltit”, e kemi kaluar në fillim kështu që tani, në martesën tonë, kemi vetëm mjaltë” deklaroi showmen-i shqiptar.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvRBS_GJMMO/