Home ShowBiz “Kam pasur stres dhe panik” Almeda Abazi flet per pritjen e ëmbël
“Kam pasur stres dhe panik” Almeda Abazi flet per pritjen e ëmbël
0

“Kam pasur stres dhe panik” Almeda Abazi flet per pritjen e ëmbël

0
0

Ish-miss Shqipëria Almeda Abazi po jetton periudhën më të bukur të jetë, ndërkohë që është në ditët e fundit të shtatzënisë.

Në një intervistë për “Revista Who”, Almeda ka rrëfyer se si i ka përjetuar këto muaj dhe ndryshimet që ka pësuar në trup.

“Kanë qenë muajt më të shenjtë të jetës time, nuk di të përshkruaj atë që ndjej. Besoj se vetëm nënat më kuptojnë, por di që tashmë Efehan i ka dhënë e do t’i japë një tjetër kuptim jetës sime. Ndryshimet në trup nuk më kanë interesuar që në momentin e parë kur kam dëgjuar rrahjet e zemrës në ‘ultrasound’.Me thënë të drejtën nuk jam kujdesur asnjë ditë, doja vetëm të shijoja këto muaj duke mos u shqetësuar për kilogramët dhe ndryshimet në trup. Kilogramët hiqen, por këto muaj të shenjtë nuk i kthen dot. Sigurisht që ka shumë stres dhe panik sidomos 3 muajt e parë, pasi është shtatzënia ime e parë dhe do ketë akoma deri në momentin e fundit (megjithëse më thonë që pas lindjes do ketë akoma më shumë stres si proces). Shpresoj t’ia dal”, është shprehur Almeda.

Ndërkohë më tej bukuroshja shqiptare ka zbuluar edhe emrin që ka zgjedhur për djalin e saj duke thënë se do të quhet Efehan.

“Mua më pëlqen si emër Efe dhe kur ja thashë Tolgës më tha le të jetë Efehan pasi shumica e emrave në familjen e Tolgës i mbaron emri me “Han” dhe kështu vendosëm të jetë Efehan.”- u shpreh Almeda.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bv9jXbPBIur/