Home ShowBiz “Nuk ishte një ndarje e bujshme!”, Fabi i “Produkt 28” flet për rikthimin…
“Nuk ishte një ndarje e bujshme!”, Fabi i “Produkt 28” flet për rikthimin…
0

“Nuk ishte një ndarje e bujshme!”, Fabi i “Produkt 28” flet për rikthimin…

0
0

“Produkt 28” ka qenë një nga grupet muzikore më të famshme në tregun shqiptar, grup i cili numëron dhjetra hite.

Antarët e grupit janë Turjan Hysko, Fabian Basha dhe Alban Kondi, të cilët janë sot personazhe publike shumë të njohur, por që janë shkëputur përkohësisht nga muzika, përveç Alban Kondit.

I ftuar sot në emisionin “Ditë e re”, ishte Fabiani, i cili pohoi se impakti pozitiv që pati tek publiku rikthimi i “West Side Family”, u ka dhënë pjesëtarëve të grupit “Produkt 28” një sinjal të mirë motivimi për të risjellë këngë të reja.

Besi: “Sa janë gjasat që ‘Produkt 28’ të mund të kthehet një ditë?”

“Asgjë nuk eleminohet nga tavolina. Nuk është se ka ndodhur një ndarje e bujshme! Erdhi ideja për një pauzë muzikore për tu shkëputur. Menduam që të bënim një shkëputje.

Nuk di ta them me siguri, sepse gjërat kanë ndryshuar, edhe muzika ka ndryshuar shumë. Por rikthimi i ‘West Side Family’ dhe fakti që publiku e priti shumë mirë na ka dhënë një sinjal të mirë motivimi. As vetë nuk e di, por kurrë mos themi kurrë”, është shprehur Fabiani.

Link dhe burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=cCKtuT-FcTI