Home ShowBiz “Nuk është e lehtë…” Adelina Tahiri flet për marrëdhënien me bashkëshortin
“Nuk është e lehtë…” Adelina Tahiri flet për marrëdhënien me bashkëshortin
0

“Nuk është e lehtë…” Adelina Tahiri flet për marrëdhënien me bashkëshortin

0
0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri gjatë një interviste për emisioni “Mirage”, ka folur rreth karrierës dhe jetës së saj private.

Adelina ka pak vite që është martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjozha Markov me të cilin ka edhe një djalë.

Gjatë intervistës Adelina Tahiri ka folur edhe rreth marrëdhënies me bashkëshortin e saj dhe lajmeve mbi martesën me avokatin maqedonas.

“Nuk është e lehtë, sidomos për një femër shqiptare. Nuk është aspak e lehtë, por një njeri i fortë i përballon të gjitha, sidomos një njeri i lumtur dhe me përkrahje të madhe. Kjo është fakt nga vetvetja: të ma kishte thënë dikush vite më parë, unë kisha vdekur, por jo. Kur je e dashuruar këmbë e kokë dhe ke përkrahje dhe dashuri, përballon çdo gjë, bëhesh shumë e fortë”- u shpreh Adelina.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=T7OC0P52Nck

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BubNj3Mnw7Y/