Arbana Osmani është një nga moderatoret më të suksesshme në ekranin shqiptar, dhe shpesh herë publikimet e saj në rrjetet sociale për jetën personale kanë shumë interes për publikun.
Së fundmi Arbana ka ndarë me ndjekësit e saj një moment mjaft të bukur, ku shihet se ka vendosur kapelen e djalit të saj, pasi ia ka kërkuar i biri.
Por kjo foto duket se nuk është pëlqyer nga një ndjekëse, e cila e ka fyer moderatoren për buzëqeshjen, pasi sipas saj nuk i ka dhëmbët e bukur.
“Kur qesh dhe ti me këto dhëmbë si qen! Se di dmth…”, i shkruan një femër duke e fyer.
Por Arbana nuk ka nguruar që ti përgjigjet, ndërkohë që i është kthyer duke qeshur: “Unë kurrë nuk do të ndal së buzëqeshuri. Më vjen keq!”.
Link: https://www.instagram.com/stories/arbanao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BtZUEiRgOzG/