Home ShowBiz Elita Rudi i paska vënë flakën shtëpisë, zbulon arsyen
Elita Rudi i paska vënë flakën shtëpisë, zbulon arsyen
0

Elita Rudi i paska vënë flakën shtëpisë, zbulon arsyen

0
0

Moderatorja e njohur Elita Rudi ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku i është përgjigjur kurizitetit të fëmijëve mbi jetën e saj.

Ajo ka rrëfyer një ngjarje të pazakontë, ku është shprehur se i ka vënë flakën shtëpisë, ose më saktë, dhomës së saj.

Ajo tregoi se gjithçka nisi nga një tekë e saj. Elita nuk pëlqente një arush të sajin dhe nga padija e një fëmije i ka vënë flakën dhe më pas e ka futur në dollap.

“Unë nuk e dija që e dogja të gjithë dhomën. Gjithçka nisi nga një arush që unë nuk e pëlqeja më. Vendosa që t’i vë flakën dhe pastaj e futa në dollap. Mami nëpër shtëpi ndiente një erë të djegur, por nuk ma mori mendja se ishte arushi. Sapo hyri babi pastaj në shtëpi, edhe ai tha ‘diçka po vjen erë e djegur’. Aty shpërtheu flaka dhe iku dhoma ime”, tha Elita.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=9yHSl9Trap0

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwSdOTfHOo5/