Jo vetëm Jonida Maliqi, kjo është këngëtarja tjetër shqiptare që do të performojë në Eurovision
“Ktheju tokës”, është projekti muzikor me të cilin Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision, këngë e cila do të interpretohet nga këngëtarja e njohur Jonida Maliqi.
Mirpo Jonida nuk do të jetë e vetmja shqiptare që do të performojë në Tel Aviv, në Izrael, ku do të zhvillohet festivali më i madh i këngës në Evropë.
Eleni Foureira do të jetë këngëtarja me prejardhje shqiptare që do të performojë në finalen e “Eurovision”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku u shpreh e lumtur për këtë fakt.
“Jam shumë e nderuar dhe e lumtut të ju njoftoj që do të perfomoj në natën finale të “Eurovision”. Mezi pres të risjell kujtimet e vitit të kaluar. Falemindrit “Eurovision Song Contest” që më ftuan. Shihemi në Tel Aviv”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Eleni Foureira, fitoi vendin e dytë vjet në Eurovision me këngën “Fuego”.
https://www.instagram.com/p/BwSSajNAi–/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvZe0dCgeSY/