Home ShowBiz E zbuloi padashje! Olsi Bylyku tregon sa para merr Bes Kallaku në koncert
E zbuloi padashje! Olsi Bylyku tregon sa para merr Bes Kallaku në koncert
0

E zbuloi padashje! Olsi Bylyku tregon sa para merr Bes Kallaku në koncert

0
0

Aktori i humorit Bes Kallaku, ka arritur që për vite me rradhë në televizion, të bëjë për vete shumë fansa, të cilët e duan për humorin dhe batuta spontane që ai realizon.

Perveç se në fushën e aktrimit, Bes Kallaku ka sjellë në tregun muzikor shqiptar edhe disa këngë në formë parodie, të cilat janë bërë shumë të dashura për publikun.

Së fundmi Besi është moderator në rubrikën “Be Coffee”, të cilën e drejton në bashkëpunim me Erion Isain dhe Olsi Bylykun.

Ditën e djeshme, në rubrikën e tyre kishin ftuar këngëtaren Xhensila Myrtezaj, e cila është dhe bashkëshortja e Bes Kallakut.

Këngëtarja u pyet se cilën këngë të Besit nuk pëlqen dhe Xhensila u përgjigj se kënga e saj më pak e pëlqyer është “Eminemi i katunarëve”.

“Besi nuk është këngëtar, bën parodi dhe për atë ç’ka bën është më i miri”, u shpreh Xhensila.

Ndërsa Olsi ndërhyri dhe tha: “S’është këngëtar jo, po 3 mijë euro koncertin dhe natën e mirë. Fol ti fol”.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=0fs4Ux8jE-U

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BnlczcOAwOF/