Home ShowBiz “Pse i zgjat këmbët me photoshop!”, Alketa Vejsiu i tregon vendin komentuesit
“Pse i zgjat këmbët me photoshop!”, Alketa Vejsiu i tregon vendin komentuesit
0

“Pse i zgjat këmbët me photoshop!”, Alketa Vejsiu i tregon vendin komentuesit

0
0

Moderatorja e suksesshme televizive, Alketa Vejsiu është shpesh herë pjesë e mediave rozë për shkak të interesit që ka publiku për të.

Duke qenë së numëron një numër të lartë ndjekësish në Instagram, moderatorja është shumë aktive duke publikuar foto dhe video ku promovon punën e saj, por edhe nga përditshmëria.

Së fundmi Alketa, po kalon disa pushime buzë detit, ndërkohë që ka ndarë me ndjekësit disa foto të adhurueshme, ku shihet shumë e relaksuar.

Por nuk kanë munguar komentet e shumta, madje dhe ato komentet ‘kritike’, të cilët e akuzojnë moderatoren për përdorimin e photoshopit.

“Se kuptoj pse e zgjat veten me potoshop kot, sepse te kam pare dhe live dhe sje ndonje 2-metroshe … as e shkurter nuk je por qe dhe kaq sa i ben fotot jo e jo!”- shkruan një komentues.

Ndërkohë që Alketa i është përgjigjur:

“Do ti shkurtoj heres tjeter! Do dal pa kembe fare ne foto.🙃 Ne jete skam cti bej. I kam 172 cm na natyra, dhe 182 me taka😘”- i kthehet Alketa.

https://www.instagram.com/p/BwpNuTpBi9_/

Link: https://www.instagram.com/p/BwpNuTpBi9_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bwpfz4IhMr-/