Home ShowBiz “Nuk po merrja dot frymë”, Soni Malaj flet për incidentin gjatë koncertit
“Nuk po merrja dot frymë”, Soni Malaj flet për incidentin gjatë koncertit
0

“Nuk po merrja dot frymë”, Soni Malaj flet për incidentin gjatë koncertit

0
0

Pak javë më parë artistja e dashur për publikun Soni Malaj mbajti një Koncert Recital, për të kënduar disa nga këngët e saj më të njohura ndër vite.

Por gjatë interpretimit të një prej këngëve të saj, u hodh një “efekt borë”, që mbuloi gjitha skënën ku po këndonte Soni Malaj.

Dhe në një moment këngëtarja u ndesh me një moment të vështirë, pasi shkuma iu fut në gojë.

“Në një moment filloi jo borë, por stuhi bore. Ishte futur një top në gojë, në hundë dhe kisha edhe sipër mikrofonit. Unë nuk merrja dot as frymë dhe po më digjte fyti ndërkohë që unë kisha për të kapur një notë akute dhe thoja, oh Zot. Thoja me vete duhet të bëj çdo gjë, por jo ta ndaloj.”- u shpreh Soni.

Ermali: A mendova që të ndaloje perfomancën?

“E mendova, një moment po e mendova, por më ndihmoi shumë publiku më mbështetjen. 2 sekonda mblodha veten, vazhdova. Mua më ka ndihmuar pafund publiku sepse publiku po e këndonte në të njëjtën kohë me mua. Ishte e pamundur që të mos kollitesha. Brenda 2 sekondave kam pastruar fytin dhe madje unë kam edhe një video në Instagram ku luftoj me borën. Ishte shkumë sapuni imagjino”,– rrëfeu Soni.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=CBIpJzZfRp4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxhSKR3B4Ej/