Home Aktualitet E konfirmon policia, plagoset me armë zjarri menaxheri i “On Record”
E konfirmon policia, plagoset me armë zjarri menaxheri i “On Record”
0

E konfirmon policia, plagoset me armë zjarri menaxheri i “On Record”

0
0

Një plagosje me armë zajrri ka ndodhur ditën e sotme në lagjen Dardanian në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar se ka mbetur i plagosur menaxheri i shtëpisë diskografike “On Records”, Met Elshani, i cili menaxhon ndër të tjerë edhe reperin Fero.

Sipas “Indeksi Online”, Elshani ka marrë dy plagë me armë zjarri në këmbë.

Në një njoftim për shtyp policia ka konfirmuar se: sot rreth orës 15:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania”  në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën ( i plagosur nga arma e zjarrit) :

M.E, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri (revole) .

Personat e arrestuar:

o        Sh. C mashkull , 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

o        L. K mashkull , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

o        Xh. B  mashkull , 43  vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

ndodhen në objektet policore ku po intervistohen, ndërkohë që i dyshuari i katërt:

o        A.K  mashkull , 23  vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  ndodhet në tretman mjekësor, nën përkujdesjen e policisë.

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bxj8q1aDn6l/