Ditën e djeshme lajmi për ndarjen e çiftit të njohur Feros dhe Arbenitës bëri xhiron e mediave rozë.
Mjaftoi një mesazh i Feros në Instastory dhe gjithçka u zyrtarizua nga ndjekësit e tyre në Instagram. “Sapo u ngrita këtë mëngjes. Hej vajza nga ky çast jam single”- shkruante reperi në postim.
Ky postim u pasua nga një reagim i Arbenitës në Instastory, duke publikuar një emoji duke qeshur, por që shumë shpejt u hoq nga modelja.
Ditën e sotme modelja ka publikuar një deklaratë në lidhje me gjithë situatën e krijuar për të thënë:
“E hëngrët keq!”- shkruan Arbenita, duke treguar se jo vetëm që nuk është ndarë nga Fero, por marrëdhënia e tyre është e shkëlqyer!
“Urrejtja është e vërtetë! Njerëzit urrejnë kur ti ecën mirë dhe ke një marrëdhënie të shkëlqyer. E hëngrët keq! Përpjekje e bukur të gjithë ata djem dhe vajza që na shkruajnë në DM”, shkruan Arbenita.
Të njëjtin postim ka publikuar edhe Fero në Instastory, duke u treguar të gjithëve se ato vijojnë që të jenë të lumtur dhe bashkë.
Link: https://www.instagram.com/stories/arbenitalsmajli/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsgDjeEH86c/