Home ShowBiz Era Istrefi del hapur me partnerin e saj, filmohet duke festuar në club
Era Istrefi del hapur me partnerin e saj, filmohet duke festuar në club
0

Era Istrefi del hapur me partnerin e saj, filmohet duke festuar në club

0
0

Këngëtarja e njohur Era Istrefi ka ngjitur shumë shpejt hapat e karrierës, duke u bërë e njohur jo vetëm për tregun muzikor shqiptar, por edhe ndërkombëtar.

Së fundmi Era po përflitet se është në një lidhje me këngëtarin britanik Julian Perreta, të cilët shpesh publikojnë foto dhe video me njëri-tjetrin duke i postuar në rrjetet e tyre sociale.

Mbrëmjen e kaluar këngëtarja ka festuar në një club në Londër ku partneri i saj performonte live, ndërkohë që këngëtarja ka postuar në Instastory, pamje të ndryshme të performancës së këngëtarit i cili shihet duke kënduar në mesin e disa balerinave seksi.

Siç shihet në video, ajo po argëtohet shumë bashkë me miqtë e tjerë të saj, ndërkohë kërcen me këngët e partnerit.