Home ShowBiz Marina Vjollca shfaqet seksi si “Gruaja Mace”, por fansat po i çorodit ky detaj
Marina Vjollca shfaqet seksi si “Gruaja Mace”, por fansat po i çorodit ky detaj
0

Marina Vjollca shfaqet seksi si “Gruaja Mace”, por fansat po i çorodit ky detaj

0
0

Moderatorja simpatike Marina Vjollca, prej kohësh i ka munguar ekranit dhe nuk është shfaqur në televizion me projekte të reja.

Por biondja simpatike vijon që të mbetet në kontakt me ndjekësit e saj, pasi është shumë aktive në Instagram.

Së fundmi Marina ka festuar ditëlindjen dhe së bashku me partnerin e saj reperin Getoar Selimi ka udhëtuar në një nga vendet më romantike të mundshme, në Venecia.

Moderatorja e njohur ka pozuar në një nga ambientet e hotelit, ku shfaqet e veshur me lëkurë dhe e ngjashme me personazhin protagonist në filmin “Catwomen”.

E shfaqur mjaft seksi, veshur me lëkurë të zezë nga koka tek këmbët, Marina duket në një pozicion mjaft provokues.

Por si gjithmonë ndjekësit kanë diçka për të thënë në foto! Ndjekësit janë fokusuar tek këmbët e Marinës. Pozicioni i tillë në shkallët e hotelit dhe e veshur me taka, ka bërë që Marina të duket sikur ka nxjerrë kaviljen nga vendi, duke i trembur fansat:

“Shpresojmë mos t’i kesh këmbët kështu në të vërtetë se s’është normal”,- shkruan një ndjekës. “Kavilja e këmbës i di vuajtjet e kësaj fotoje mahnitëse”, është komenti i radhës. “Desh t’u thye këmba”, i thotë një tjetër.

marina

Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bxpv_crB0r3/