Home ShowBiz Moderatorja tregon se ku ndryshojnë djemtë e Tiranës nga të Prishtinës: “Të bëjnë për të vjellë”
Moderatorja tregon se ku ndryshojnë djemtë e Tiranës nga të Prishtinës: “Të bëjnë për të vjellë”
0

Moderatorja tregon se ku ndryshojnë djemtë e Tiranës nga të Prishtinës: “Të bëjnë për të vjellë”

0
0

Argjira Spanca është një blogere nga Kosova e cila po moderon një rubrikë dedikuar modës dhe stilit në emisionin “E Diell”.

Gjatë një interviste për emisionin “Thumb”, ajo ka rrëfyer të pathënat e saj si dhe u është përgjigjur me sportivitet pyetjeve të sikletshme apo ngacmuese të gazetares.

Gazetarja ka pyetur Argjirën se a e kanë ngacmuar djemtë në Tiranë dhe nëse ka ndonjë ngacmim që i ka mbetur në mendje, por ajo ka treguar diçka që nuk e dinim më parë.

“Nuk dua të ofendoj askënd, por mendoj se çunat më të bukur janë në Prishtinë. E vetmja gjë që kam diskutuar edhe me shoqet janë fjalët e bukura dhe të ëmbla. Në Kosovë kur të ngucin….të bëjnë për të vjellë. E kanë më banale të shprehurin. Këtu të ngucin me fjalë të ëmbla, shumë lezetshëm. Ndonjëherë më vjen të qesh pasi jam mësuar ndryshe, jam rritur ndryshe.”- u shpreh Argjira.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=g-3bkmWv9IU

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwsEpkIAngm/