Home ShowBiz Zbuloi moshën, ndjekësja i kthehet këngëtares: “Mos gënje, je mbi 40 vjeçe”
Zbuloi moshën, ndjekësja i kthehet këngëtares: “Mos gënje, je mbi 40 vjeçe”
0

Zbuloi moshën, ndjekësja i kthehet këngëtares: “Mos gënje, je mbi 40 vjeçe”

0
0

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri e cila ka shumë vite në skenë dhe numëron dhjetra klipe në tregun muzikor shqiptar, ditën e djeshme për të gjithë ndjekësit e saj zbuloi se sa vjeçe është.

I gjithë sqarimi erdhi për faktin se shumë nga fansat e saj e komplimentojnë se duket gjithmonë në formë dhe sa vjen dhe rinohet.

 “Për të gjithë ata që më shkruajnë sa vjen e rinohesh ose që ngatërrohen me moshën time për shkak të viteve të shumta në skenë jam 33 vjeçe dhe as jam rinuar e as jam plakur, jam thjesht në lule të moshës. Ju dua shumë!”- shkruante Anxhela dje në Instagram.

Por sërish kanë qenë të shumtë ndjekësit që nuk e kanë besuar moshën e këngëtares, dhe një nga ato i ka shkruar se ajo i ka prekur me kohë të 40-tat.

 “Në qoftë se je 33-vjeçe i bie të kesh lindur në 1986. Por ti ke luajtur në filmin ‘Vetmi’ të vitit 1990 me Reshat Arbanën dhe aty ke qenë thjesht një figurante. Dhe jo nuk ke qenë 4 vjeç, maksimumi 18 ose më pak. Le të themi 15. Në llogari si bie të jesh 33 vjeçe, i bie ti kesh prek 40 me kohë. Mjaft gënjeve veten dhe publikun që të dëgjon e shikon!”, i ka shkruan ajo.

Ndërkohë Anxhela e çuditur e ka publikuar këtë mesazh dhe pranë tij ka shkruar: “Kush tjetër më ka parë në film me Reshat Arbanën? Sepse unë nuk mbaj mend as veten në 1990”, përfundon këngëtarja.

anxhelaa

Link: https://www.instagram.com/stories/anxhelaperisteriofficial_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bxb2bUfh_Q1/