Home ShowBiz Eli Fara feston ditëlindjen në Frankfurt, zbuloni sa vjeç mbush këngëtarja
Eli Fara feston ditëlindjen në Frankfurt, zbuloni sa vjeç mbush këngëtarja
0

Eli Fara feston ditëlindjen në Frankfurt, zbuloni sa vjeç mbush këngëtarja

0
0

Këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë qytetare, Eli Fara ka një karrierë të gjatë në supe në fushën e muzikës.

Prej vitesh ka mbledhur rreth vetes admirues të muzikës së saj, duke fituar kështu zemrat e publikut.

Së fundmi këngëtarja ka festuar ditëlindjen, dhe këtë ditë Eli e ka pritur shumë larg Shqipërisë.

Eli Fara ndodhej në Frankfurt, në Gjermani, ku është surprizuar nga miqtë dhe të afërmit me rastin e ditëlindjes.

Këngëtarja ka publikuar disa video në Instagram, nga momentet e surprizës, teksa merr tortën me qirinj ndërkohë që të pranishmit i këndojnë “Shumë urime për ty!”

“Frankfurt, gëzuar ditëlindjen për mua. Kohë me familjen”, – shkruan Eli Fara krahas videos. Pjesë e surprizës ishte padyshim edhe vajza e saj Marina Fara.

Për këngëtaren e njohur dhe shumë të dashur për publikun Eli Fara, duhet thënë se vitet janë thjesht një numër, pasi ajo mbetet gjithmonë e bukur dhe tërheqëse. Por për të gjithë ju që jeni kuriozë, Eli Fara mbushi dje 52 vjeç!

Link: https://www.instagram.com/stories/elifaramari/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxpOmgMhvHV/