Ish-velina e emisionit “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, pas largimit nga televizioni “Klan”, pati paralajmëruar se do ta shohim në një projekt televiziv në median italiane.
Megjithatë, Kejvina siç duket i është përkushtuar profesionit të saj fillestar siç është ai modelimit. Ajo ka realizuar së fundmi një set fotosh për firmën e njohur “Guess”.
Por kujtojmë që edhe modelja Oriola Marashi, sfiloi edhe pozoi për këtë firmë të njohur. Pozimi për të njëjtën markë, nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat.
Kejvina ka marrë një mesazh në opsionin “pyetje-përgjigje” në Instagram, ku një fans i thotë që po kopjon Oriola Marashin me “Guess”.
“Un skam nevojë të kopjoj Oriolën e as Oriola mua, bota është e madhe, ka mundësi për të gjithë”, – iu përgjigj Kejvina, duke dhënë një mesazh mjaft domethënës.
Link: https://www.instagram.com/stories/kejvina_kthella/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bxk4EGFC0z4/ https://www.instagram.com/p/BvwKnTDlRZY/