Blogeri Olti Curri, është ndër të paktët personazhe publike që kritikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë artistët, duke mos nguruar që të thotë hapur atë që mendon.
Ditën e djeshme, Olti Curri ka “thumbuar” publikisht reperen Tayna, pasi kjo e fundit kishte bërë bamirësi për Ramazan.
Tayna kishte publikuar në llogarinë e saj në Instagram, disa pako me ushqime ku shkruante se: “Bamirësia më e mirë është të dhurosha për Ramazan”.
Pikërisht këtë foto Olti Curri e ka publikuar në llogarinë e tij në Instastoyr, ku thumbon ashpër Taynan.
“O Tayna na i solle zorrët në fyt që publikon këto ‘bamirësitë’… Për 50€ pazar shkon bën ‘story’ tjetra, kujton se do i japin titullin ‘Nënë Tayna’”, ka shkruar Olti.
Link: https://www.instagram.com/stories/olticurri/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxchvGTFol6/ https://www.instagram.com/p/Bxm6K4zBCLK/