Home ShowBiz Dasma e Albanit dhe Miriamit nuk paska mbaruar ende! Ja kur do ta “djegin”!
Dasma e Albanit dhe Miriamit nuk paska mbaruar ende! Ja kur do ta “djegin”!
0

Dasma e Albanit dhe Miriamit nuk paska mbaruar ende! Ja kur do ta “djegin”!

0
0

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani surprizuan ndjekësit e tyre ditën e djeshme më një postim në Instagram, ku zbuluan se kishin kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre 12 vjeçare.

Çifti i njohur zgjodhi të zhvillonte një ceremoni krejtësisht private, larg vëmendjes së mediave për të kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Me pamjet përrallore të një ishulli të pabanuar në Maldive, fotografitë e Albanit dhe Miriamit mahnitën ndjekësit.

Por festa siç duket nuk paska përfunduar me kaq, pasi Albani dhe Miriami shumë shpejt do të zhvillojnë edhe një festë të madhe për ta “djegur”.

Kanë qenë këngëtari Renis Gjoka, i cili ka pyetur Albanin se kur do ta “djegim”, ndërkohë që përgjigja e Albanit ka qenë: “Shumë shpejt!”.

renis

https://www.instagram.com/p/Bx64V08ASj9/

Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx64V08ASj9/