Home ShowBiz “Ishte e dhimbshme!” Gena kujton momentin kur i qethën flokët tullë
“Ishte e dhimbshme!” Gena kujton momentin kur i qethën flokët tullë
0

“Ishte e dhimbshme!” Gena kujton momentin kur i qethën flokët tullë

0
0

Gena është një nga këngëtarët që përveç zërit unik, identifikohet edhe nga flokët e gjata kaçurrela.

I ftuar në “E diell”, Gena tregoi se dikur ia kanë qethur flokët dhe për të ka qenë moment i dhimbshëm.

“Kam një histori të dhimbshme kur m’i prenë flokët. Unë kujdesem shumë për to dhe mendoj se i gjithë sekreti im është te flokët. Në vitin 92 kam qenë ushtar në Gardë, në zonën e ish-bllokut në Durrës. Teksa isha në shërbim më zuri gjumi. Më mbajtën për dy muaj në Policinë Ushtarake dhe m’i qethën flokët tullë.

Më e forta ishte se nuk e shikoja dot veten, sepse s’kishte pasqyrë dhe isha shumë kureshtar të shikoja veten pa flokë, do të dukesha llapush apo jo dhe e di ç’bëra? Mbusha me ujë lavamanin e betonit dhe aty pashë veten tullac”, tregoi Gena.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=O5tLqgEuQKE

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxIlQConMhw/