Elita Rudi është kthyer në një nga femrat më të ndjekura të showbizzit shqiptar, e cila shpesh herë është pjesë e mediave rozë për jetën e saj private.
Moderatorja e njohur dhe reperi Gjiko, u bënë prindër për herë të parë të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Zëri.
Duke qenë shumë aktive në rrjetet sociale, vazhdimisht Elita ka publikuar foto me djalin e saj të vogël dhe ka promovuar gjidhënien si vlerë e patjetërsueshme që kanë femrat për të rritur fëmijët e tyre.
Sot, moderatorja e njohur ka guxuar, duke publikuar një foto teksa po ushqen djalin e saj me gji dhe jep një mesazh të fuqishëm për të gjitha femrat.
“Nëse gjidhënia të ofendon, je i lirë të vendosësh një kuvertë në kokë. Është e drejta e fëmijës tim për t’u ushqyer!”- shkruan Elita dhe mund të themi që duket e adhurueshme.
https://www.instagram.com/p/ByC7u96FrrM/
Link: https://www.instagram.com/p/ByC7u96FrrM/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByC7u96FrrM/