Home ShowBiz Del fotoja e parë nga celebrimi i Gaz Pajës me partneren e tij
Del fotoja e parë nga celebrimi i Gaz Pajës me partneren e tij
0

Del fotoja e parë nga celebrimi i Gaz Pajës me partneren e tij

0
0

Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja i ka dhënë fund beqarisë, pasi ka kurorëzuar me martesë dashurinë e tij me partneren Ira Seferi.

Ndërkohë që kurioziteti për këtë dasëm VIP është i madh, çifti ka preferuar që ta mbajë sa më private organizimin e celebrimit.

Por ka qenë Ajola Xoxa, ajo e cila ka ndarë një foto nga celebrimi i Gaz Pajës me Ira Seferin. “Celebruam Irën dhe Gazin”- shkruan Ajola në foton e publikuar dhe duket në formë perfekte.

Ajola shfaqet e veshur me një jumpsuit bojëqielli, dhe rrezaton nga bukuria.

Sipas Panorama Plus, të ftuarit kishin disa ditë që morën ftesat e babait të njohur, Luftar Paja, dhe nënës së tij, ku mbi 300 miqtë e përzgjedhur i ftojnë të marrin pjesë në dasmën e djalit të tyre me bionden shumë simpatike, një vajzë e panjohur në publik.

Me kostumet e dizenjuara nga stilisti Joni Peçi, Gazi do të jetë në stilin “haute couture”.

Muzika do të jetë një miks e të gjitha trevave të Shqipërisë dhe, natyrisht, që për ceremoninë do të respektohen të gjitha fazat, që nga koktejli i pritjes së të ftuarve, kulminacioni me djegien e shamisë së beqarit, momenti i tortës dhee puthjes së çiftit dhe patjetër që do të ketë dhe mbyllje ekzaltuese siç është heqja e kravatës dhe argëtimi pa frena.

Nuk dihet nëse Gazi do të postojë video live apo “Story” në “Instagram” nga ceremonia, edhe pse këtë nuk e bëri as me festën e beqarisë.

ajola

iii

Link: https://www.instagram.com/p/ByK0sKaAsDYcAT7TLU8uwgZbihqbgS3v3RrnWs0/ https://www.instagram.com/stories/majkajk/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx8VpWNA43hYhUhkkCDdIbLi7716O9kPeSYw4U0/