Home Business / Technology “Apple” shpall fituesit “Apple Design Awards”, kryesojnë lojrat në mobile
“Apple” shpall fituesit “Apple Design Awards”, kryesojnë lojrat në mobile
0

“Apple” shpall fituesit “Apple Design Awards”, kryesojnë lojrat në mobile

0
0

“Apple” ka shpallur fituesit e “Apple Design Awards” për vitin 2019 në konferencën e Worldwide Developer. Kompania Apple ka veçuar një numër aplikacionesh, për të cilat është shprehur se punojnë po aq bukur, sa janë edhe estetikisht.

Këtë vit më shumë se gjysma e çmimieve u ka shkuar aplikacioneve dedikuar lojrave në mobile, çka flet për fushat në të cilat po fokusohet më tepër inovacioni në design.

Fituesit e tjerë përfshinin aplikacione të fokusuara mbi kreativitetin dhe fushës së kujdesit ndaj shëndetit vetjak.

Për të fituar një çmim, aplikacionet duhet të spikasin në dizenjon virtuale, teknologji dhe inovacion.

Përveç trofeut fituesit përfitojnë edhe prej një pakete me produktet në të reja të Apple. Për më tepër aplikacionet fituese do të bëhen pjesë e shërbimeve të ofruara nga iOS App.

Aplikacionet fituese për këtë vit janë:

Ordia: Një lojë aksion ku mund të luash rolin e një forme të re jetësore që ndërmerr hapat e para në një botë të pazakontë e plot me rreziqe. (https://itunes.apple.com/us/app/ordia/id1309000429?mt=8)

Flow by Moleskin: Një App kreativ, i krijuar për të skicuar, shkruar dhe vizatuar. I përzgjedhur si App për vëmendjen e veçantë ndaj detajit si dhe për paraqitjen e përgjithshme vizuale. (https://itunes.apple.com/us/app/flow-by-moleskine/id1271361459?mt=8)

The garden between: Një lojë solo, sa aventurë aq edhe puzzle, e fokusuar tek koha, kujtimet dhe miqësia, fitoi për ofrimin e momenteve kinematografike dhe ekperiencës gjithëpërfshirëse. (https://itunes.apple.com/us/app/the-gardens-between/id1373575045?mt=12)

Asphalt 9 Legends: Lojë mbi garat e makinave që ofron risitë më të reja jo vetem në efekte dhe grafika, por edhe në përfshirjen e makinave më të reja te Ferrari, Porsche, Lamborghini, dhe W Motors. Ajo që e bën të denjë për këtë çmim janë efektet e saj të pabesueshme dhe grafika, si dhe motori personal dhe integrimi i Metal 2. (https://itunes.apple.com/us/app/asphalt-9-legends/id805603214?mt=8)

Pixelmator Photo: Një aplikacion për editimin e fotove, më i përshtatshëm prej përdoresve të iPad. (https://itunes.apple.com/us/app/pixelmator-photo/id1444636541?mt=8)

ELOH: Një tjetër lojë fituese përshkruar si puzzle-i që do t’ju ndihmojë të çliroheni dhe relaksoheni. Nuk ka kufizime kohore për këtë, kështu që mund të relaksoheni dhe të gëzoheni duke luajtur gjatë. (https://itunes.apple.com/us/app/eloh/id1406382064?mt=8)

Butterfly IQ – Ultrasound: Ky aplikacion bën diferencën pasi nuk fokusohet tek lojrat apo kreativiteti, por tek shëndeti. Ky aplikacion të jep mundësinë të lidhesh me një pajisje tjetër për të dhënë ultrasound, nëpërmjet pajisjes celular. (https://itunes.apple.com/us/app/butterfly-iq-ultrasound/id1183035589?mt=8)

Thumper: Pocket Edition: Kjo lojë fituese është bazuar në ritmin dhe muzikën. (https://itunes.apple.com/us/app/thumper-pocket-edition/id1287138671?mt=8)

Homecourt: The Basketball App: Një app për trajnimin në basketball, e cila me anë të teknologjisë AI mban rekorde dhe jep analiza pamjeve të filmuara nga kamera e aparatit celular. (https://itunes.apple.com/us/app/homecourt-the-basketball-app/id1258520424?mt=8)

Link: https://techcrunch.com/2019/06/03/apple-announces-its-2019-design-awards-winners/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/apple-laptop-notebook-office-39284/