Home Aktualitet Modelja nuk i ndal akuzat ndaj Neymar, nxjerr videon: “Më përdhunoi në dhomën e hotelit!”
Modelja nuk i ndal akuzat ndaj Neymar, nxjerr videon: “Më përdhunoi në dhomën e hotelit!”
0

Modelja nuk i ndal akuzat ndaj Neymar, nxjerr videon: “Më përdhunoi në dhomën e hotelit!”

0
0

Najila Trindade, 26 vjeçe, ka vijuar akuzat ndaj yllit brazilian Neymar, për përdhunim në një hotel në Paris. Madje ajo ka vijuar akuzat duke e bërë rastin e saj në publik në një televizion dhe duke publikuar një video.

Trindade thotë se ajo u bë “viktimë e përdhunimit” në një dhomë hoteli në kryeqytetin francez më 15 maj.

“Dua drejtësi. Ai më lëndoi shumë dhe unë jamë shumë e traumatizuar. Dua që ai të paguajë për atë çfarë bëri. Doja të isha me Neymar, gjithçka po shkonte shumë mirë dhe mesazhet ishin të këndshme. Por kur shkova atje, ai ishte agresiv, krejt ndryshe nga personi që njoha nëpërmjet mesazheve”, tha Najila Trindade, paditësja e Neymarit.

Madje ajo ka publikuar një video të Neymarit me Trindaden, në një dhomë hoteli në Paris, me modelen që në një moment filloi ta sulmojë duke e akuzuar se e kishte gjuajtur një ditë më parë.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=CrqpRuV5_GM https://news.sky.com/story/neymar-rape-accuser-najila-trindade-describes-alleged-attack-on-tv-11736013

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByWFog7gpco/