Home ShowBiz Zërat për divorc dhe akuzat për korrupsion, flet për herë të parë Angela Martini
Zërat për divorc dhe akuzat për korrupsion, flet për herë të parë Angela Martini
0

Zërat për divorc dhe akuzat për korrupsion, flet për herë të parë Angela Martini

0
0

Ditët e fundit në mediat rozë është përfolur për nje ndarje të supermodeles shqiptare Angela Martini nga bashkëshorti i saj miliarderi rumun Dragos Savulescu.

Ndërkohë që së fundmi u raportua se, bashkëshorti Angela Martinit është është dënuar në shkurt të këtij viti me 5 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Lartë në Rumani. Svulescu është në kërkim dhe se ndaj tij janë ngritur akuza për falsifikim dokumentacioni lidhur me disa pronësi në bregdet.

“Akuzohet se është përfshirë në një grup kriminal (30 anëtarë), i cili përllogaritet ta ketë dëmtuar shtetin me 114 milionë euro për sa i përket disa pronave në Constatta dhe Mamaia”.

Pas këtyre lajmeve, në një shkrim të gjatë e të detajuar për revista “Who”, ka reaguar modelja Angela Martini, e cila ka hedhur poshtë zërat për divorc, por edhe ka sqaruar problemet me drejtësinë të bashkëshorit të saj.

“Duke pasur parasysh këtë situatë dhe pasi lexova lajmet e fundit për mua dhe bashkëshortin tim në shtypin shqiptar, përveç kësaj hyrjeje të rëndësishme e të nevojshme, vendosa që më në fund t’i them vetë dy fjalë shtypit shqiptar dhe popullit të vendit tim:

Unë dhe im shoq nuk jemi në proces divorci, nuk po ndahemi. Ne duhemi më shumë se kurrë! Unë nuk i qëndroj pranë atij vetëm në ditë të mira, por, mbi të gjitha, në ditë të këqija! Kjo situatë në jetën tonë na erdhi e papritur, por më bëri ta dua më shumë atë. Ai gëzon të gjithë mbështetjen time, sepse, përveç dashurisë së madhe që kam për të, edhe më shumë dashuri kam për të luftuar për të vërtetën, për të luftuar padrejtësitë!

Unë nuk do të resht kurrë së luftuari për të drejtën, si për vete, ashtu dhe për të tjerët. Kjo ngjarje më ka bërë të kuptoj se si jeta ndonjëherë na befason; u përballa me reagime të dëshpëruara të njerëzve të verbër, të etur për pushtet, të pandërgjegjshëm, të gatshëm për të shkatërruar jetë njerëzish të pafajshëm vetëm e vetëm prej urrejtjes dhe zilisë. Unë jam e bindur që gjithçka ndodh për një arsye. Mund të duket paradoksale, por jam mirënjohëse që u zgjodha për të përjetuar këtë situatë në jetë. Tani m’u hapën sytë ndaj shumë gjërave dhe nuk kanë për të m’u mbyllur më kurrë. Për mua dhe bashkëshortin tim, kjo përvojë u kthye në një sfidë, në një garë kundër një sistemi drejtësie të korruptuar, nga ata që ekzistojnë vetëm në vendet e vogla, një sistem që vetëm kujton se ka pushtet mbi ne. Ne do ta fitojmë këtë garë! Ne jemi të bindur se pas errësirës vjen drita!”- është shprehur ndër të tjera Angela.

Link: https://www.instagram.com/p/BcnYttsHyAO/