Home ShowBiz U shfaq më i dashuruar se kurrë, por Olsi Bylyku qenka fiksuar keq pas moderatores së njohur
U shfaq më i dashuruar se kurrë, por Olsi Bylyku qenka fiksuar keq pas moderatores së njohur
0

U shfaq më i dashuruar se kurrë, por Olsi Bylyku qenka fiksuar keq pas moderatores së njohur

0
0

Pak javë më parë aktori i humorit Olsi Bylyku u shfaq më i dashuruar se kurrë, përkrah partneres së tij, lidhje të cilën ka preferuar që ta mbajë private.

Por ama fiksimi i Olsit, para shumë kohësh, paska qenë moderatorja e njohur Nevina Shtylla. Në rubrikën “BE Caffë”, së fundmi ishte ftuar këngëtari dhe miku i tij Lorenca Hasrama dhe gjatë intervistës një nga pyetjet më pikante për dy djemtë ishte: “Cila është vajza më e bukur mes dhjetëra bukurosheve të showbiz-it”.

Olsi dhe Lorenci buzëqeshën dhe zbuluan se pëlqenin të njëjtën vajzë. “Thuaje, thuaje! Do ta thuash ti apo ta them unë?”, i tha aktori Lorencit i cili ja ktheu: “E ke fjalën për atë që mendojmë të dy?” “Po”, përgjigjet me të qeshur Olsi.

“Shikonim në Instagram këto vajzat e showbiz-it dhe kur dilte Nevina Shtylla, thoshim: “Ah, kjo është për nuse…”, ka përfunduar Lorenci.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByS-Z7OBHe8/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxpdG1SlpJL/