Home ShowBiz Si çdo mama! Xhensila Myrtezaj zbulon si përkujdeset për Ajkën
Si çdo mama! Xhensila Myrtezaj zbulon si përkujdeset për Ajkën
0

Si çdo mama! Xhensila Myrtezaj zbulon si përkujdeset për Ajkën

0
0

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj se bashku me aktorin e humorit, Bes Kallaku, rreth vit më parë u bënë prindër për herë të parë.

Çifti i njohur i showbizzt, vendosi që ta pagëzojë vajzën me emrin e veçantë dhe plot kuptim “Ajka”. Megjithëse janë shumë të njohur për publikun dhe vazhdimisht përbëjnë interes për mediat, çifti ka vendosur që ta mbajë sa më private imazhin e të voglës. Ndërkohë, Xhensila gjithmonë në intervistat e saj ka treguar se Ajka i ka ndryshuar jetën dhe se kujdeset shumë për të.

Dhe këtë e ka vërtetuar më së miri, me një video të publikuar së fundmi në Instastory, ku dikush i ka kërkuar një buzëkuq.

Në përpjekje për të gjetur buzëkuqin, Xhensila nxori nga çanta një bluzë të vajzës, një pelenë, kremrat e Ajkës e shumë gjëra të tjera të vogëlushes që siç duket i zënë pjesën më të madhe të çantës.

Një çantë kjo tipike, për të gjithë nënat shqiptare të cilat marrin çdo gjë që fëmijëve u nevojitet.

Link: https://www.instagram.com/stories/xhensilamyrtezaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwFV9s1h7gj/