Futbollisti i kombëtares dhe ish-missi shqiptar i japin fund beqarisë, dasëm me 500 të ftuar
Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, njoftoi pak ditë më parë se këtë vit do të organizojë një nga dasmat më madhështore VIP, por nuk zbuloi emrat e çiftit.
Megjithatë së fundi revista “Class” ka zbuluar se dasma e vitit do të jetë ajo e futbollistit të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.
Mbrojtësi i kombëtares ka vendosur të kthehet në vendlindjen e tij, në Shkodër, për të kurorëzuar dashurinë disavjeçare me partneren, Fiorenza.
Po ashtu edhe Fiorenza nuk është një emër pak i njohur nga publiku, kjo pasi në vitin 2013-të ajo ka fituar kurorën e “Miss Shqipëria” mes gjithë vajzave konkurrente.
Dasma madhështore do të ketë 500 të ftuar që do të këndojnë dhe vallëzojnë Kuq e Zi, jo në stadium, por në dasëm.
Futbollisti dhe ish-missi prej 3 vitesh janë edhe prindër të një djali 3-vjeçar, i cili do të jetë i pranishëm në dasmën e tyre.
Vogëlushi i cili mban emrin Elis, do të çojë unazat e dy prindërve në altar gjatë ceremonisë së martesës.
https://www.instagram.com/p/BhYc2KgAhnZ/
Link: https://www.instagram.com/p/BhYc2KgAhnZ/
https://www.instagram.com/p/BOAQQh5A5xn/
Link: https://www.instagram.com/p/BOAQQh5A5xn/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BFq425CI74C/