Home ShowBiz Futbollisti i kombëtares dhe ish-missi shqiptar i japin fund beqarisë, dasëm me 500 të ftuar
Futbollisti i kombëtares dhe ish-missi shqiptar i japin fund beqarisë, dasëm me 500 të ftuar
0

Futbollisti i kombëtares dhe ish-missi shqiptar i japin fund beqarisë, dasëm me 500 të ftuar

0
0

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, njoftoi pak ditë më parë se këtë vit do të organizojë një nga dasmat më madhështore VIP, por nuk zbuloi emrat e çiftit.

Megjithatë së fundi revista “Class” ka zbuluar se dasma e vitit do të jetë ajo e futbollistit të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Mbrojtësi i kombëtares ka vendosur të kthehet në vendlindjen e tij, në Shkodër, për të kurorëzuar dashurinë disavjeçare me partneren, Fiorenza.

Po ashtu edhe Fiorenza nuk është një emër pak i njohur nga publiku, kjo pasi në vitin 2013-të ajo ka fituar kurorën e “Miss Shqipëria” mes gjithë vajzave konkurrente.

Dasma madhështore do të ketë 500 të ftuar që do të këndojnë dhe vallëzojnë Kuq e Zi, jo në stadium, por në dasëm.

Futbollisti dhe ish-missi prej 3 vitesh janë edhe prindër të një djali 3-vjeçar, i cili do të jetë i pranishëm në dasmën e tyre.

Vogëlushi i cili mban emrin Elis, do të çojë unazat e dy prindërve në altar gjatë ceremonisë së martesës.

https://www.instagram.com/p/BhYc2KgAhnZ/

Link: https://www.instagram.com/p/BhYc2KgAhnZ/

https://www.instagram.com/p/BOAQQh5A5xn/

Link: https://www.instagram.com/p/BOAQQh5A5xn/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BFq425CI74C/