Home ShowBiz Skandali i mashtrimit të Loredanës, Ledri e thotë troç çfarë mendon
Skandali i mashtrimit të Loredanës, Ledri e thotë troç çfarë mendon
0

Skandali i mashtrimit të Loredanës, Ledri e thotë troç çfarë mendon

0
0

Pak kohë më parë në mediat rozë bëri bujë lajmi i arrestimit të reperes shqiptare Loredana Zefi nga autoritet zvicerane, pasi akuzohej për mashtrim ndaj një çifti zviceran së bashku me vëllain e saj, duke iu zhvatur afro 1 milionë franga.

Lajmi dhe historia e çiftit u bë e ditur nga një media prestigjoze zvicerane “20 Minuten”, ku tregonte në mënyrë të detajuar, se si Loredana dhe vëllai i saj mashtruan çiftin zviceran.

Ndërkohë së fundmi, reperi i njohur Ledri Vula ka dhënë një intervistë për këtë media, ku ndër të tjera është pyetur edhe rreth ngjarjes së Loredanës.

“Po jam në ngjarje me lajmet, normal kanë bë bujë edhe te na. Askush nuk gëzohet për sene të tilla që ndodhin, unë mendoj që është një artiste shumë e talentuar, dhe shumë e mirë. Një lajm i tillë nuk na prezanton neve si popull, nëse veç ajo është pyetja”, ka përfunduar Vula.

Link: https://m.20min.ch/videotv/?cid=227&vid=689587

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Byu7Ol2CiL-/ https://www.instagram.com/p/BuUFqKXnh8d/