Home Business / Technology “ArkivaShqip” renditet e dyta pas “Rammstein”, si një nga brendet më të ndjekura në Gjermani
“ArkivaShqip” renditet e dyta pas “Rammstein”, si një nga brendet më të ndjekura në Gjermani
0

“ArkivaShqip” renditet e dyta pas “Rammstein”, si një nga brendet më të ndjekura në Gjermani

0
0

“ArkivaShqip” platforma më e madhe shqiptare në YouTube, është renditur si një ndër brendet me shikueshmëri më të lartë në You Tube dhe në Facebook në Gjermani.

Duke iu referuar, platformës së njohur krahasimore “Tubular”, shifrat tregojnë se “ArkivaShqip” renditet e dyta mes brendeve më të ndjekura në Gjermani për muajin Maj, të këtij viti.

Siç shihet nga shifrat, “ArkivaShqip” është renditur e dyta për shikueshmëri, fill pas grupit legjendar gjerman “Rammstein”. Ndërkohë që ka lënë pas shumë brende të njohura, të fushës së produksioneve artistike dhe mediatike.

“Kontor.tv” një nga platformat më të mëdha muzikore në Gjermani, është renditur në vendin e 7, duke u pozicionuar disa vende pas kanalit “ArkivaShqip”.

“ArkivaShqip” dhe “ArkivaNews “janë brende të kompanisë Acromax Media Music GmbH në Gjermani. kompani kjo e specializuar në liçensimin e përmbajtjeve multimedia audio-vizive në të gjitha platformat dixhitale.

Në bazë të shifrave vërtetohet se profesionalizmi, angazhimi i vazhdueshëm si dhe strategjitë e promovimit të ndjekura ndër vite, kanë bërë tashmë që “ArkivaShqip” të jetë në majë të klasifikimeve europiane si një ndër kanalet me shikueshmerinë më të lartë dhe me një audience nga të gjitha grupmoshat dhe gjinitë.

Screen Shot 2019-06-20 at 1.36.40 PM

Link: https://tubularlabs.com/app/leaderboards/creator/overall?q=%7B%22country%22:%22DE%22,%22genre%22:3,%22date%22:%222019-05%22%7D

Foto kryesore:  ©ArkivaShqip