Home ShowBiz Michelle Obama i dërgon letër falenderimi këngëtares shqiptare
Michelle Obama i dërgon letër falenderimi këngëtares shqiptare
0

Michelle Obama i dërgon letër falenderimi këngëtares shqiptare

0
0

Michelle Obama tashmë është një nga zonjat më me influencë në botë, e cila frymëzon femrat me anë të fushatave të saj sensibilizuese për të inkurajuar gjininë e saj.

Në një event të organizuar nga ish-zonja e parë, ka perfomuar edhe këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha, e cila ka marrë mirënjohjen e Obamës për pjesamrrjen në këtë event.

Bëhet fjalë për “2019 College Singing Day”, që është pjesë e një fushate të cilën Obama e filloi në vitin 2014 si përpjekje për të inkujaruar studentët për të ndjekur arsimin e lartë.

Pas performancës së Bebes, Michelle Obama i shkroi një letër asaj duke e falënderuar për përkrahjen që i dha këtij eventi, ndërkohë që në të ardhmen shpreson që të kenë mundësi bashkëpunimi.

michelle

Link: https://www.instagram.com/stories/beberexha/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/By8NqWwFW_m/ https://www.instagram.com/p/BxftRp9lYBG/