Home ShowBiz “Kush është ky?”, si reagoi Rudina Dembacaj kur e pyetën a do të pajtohet me Agron Llakajn
“Kush është ky?”, si reagoi Rudina Dembacaj kur e pyetën a do të pajtohet me Agron Llakajn
0

“Kush është ky?”, si reagoi Rudina Dembacaj kur e pyetën a do të pajtohet me Agron Llakajn

0
0

Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj ka folur së fundmi rreth marrëdhënieve të thyera me Agron Llakajn. E ftuar në programin radio-televiziv “MCN Urgjenca”, Rudina u shpreh se shoqëria mes tyre, e cila u prish në spektaklin “Al Pazar”, nuk do të rregullohet më kurrë.

“E di që je lodhur duke të pyetur në çdo intervistë për ‘atë’, për Agron Llakajn?”- e pyeti gazetari.

“Kush është ky mor burrë, se nuk e mbaj mend fare. Jam me skleroze ti e di që unë harroj!”- u shpreh Rudina.

“Ke ndërmend që të pajtohesh?”

“Faljet janë shumë të mira, janë hyjnore. Unë jam një shtrigë që nuk di të fal. Mirë që jeni ju gazetarët që pyesni dhe që ma kujtoni se ekziston.”- u shpreh Rudina.

Kujtojmë se Rudina Dembacaj deklaroi dy vite më parë se u largua nga “Al Pazar” jo për arsye familjare, sikurse ishte shprehur Agron Llakaj, por për shkak se ky i fundit e kishte detyruar të largohej në një farë mënyre.

https://www.instagram.com/p/BzIsjsBg9Mj/

Link: https://www.instagram.com/p/BzIsjsBg9Mj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/By6GltmnXUR/ https://www.instagram.com/p/BzJF2–geSd/