Home ShowBiz Alban Skënderaj zbulon arsyen pse nuk ka organizuar një dasëm tradicionale
Alban Skënderaj zbulon arsyen pse nuk ka organizuar një dasëm tradicionale
0

Alban Skënderaj zbulon arsyen pse nuk ka organizuar një dasëm tradicionale

0
0

Këngëtari Alban Skënderaj, pak javë më parë njoftoi të gjithë ndjekësit e tij, se kishte kurorëzuar dashurinë e tij me partneren e tij Miriam Canin.

Ceremonia e martesës u organizua në një nga vendet më përrallore në botë, në ishjut Maldive.

Në një intervistë për për ‘Prive’ këngëtari ka shpjeguar arsyen pse ata nuk kanë organizuar një dasëm tradicionale.

“Dasma ishte 1 rrugë e 10-të punë. Bëmë pushime, u martuam e bëmë videklipin. Ishte një eksperiencë fantastike”.

“Ishte një ndjenjë fantastike. Ne nuk kemi qenë ndonjëherë për këto dasmat me madhështi e pompozitet. Ne jemi natyra të tilla. E bëmë në një vend magjik dhe kishim edhe vajzën tonë afër”, është shprehur Skënderaj.

Kujtojmë gjithashtu që çifti janë në pritje të fëmijës tyre të dytë.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxUkJefgkuy/