Home ShowBiz Zbulohet kush është e dashura e Pirro Çakos, 20 vite më e re
Zbulohet kush është e dashura e Pirro Çakos, 20 vite më e re
0

Zbulohet kush është e dashura e Pirro Çakos, 20 vite më e re

0
0

Pak ditë më parë Ardit Gjebrea dhe i gjithë stafi i të Dielës Shqiptare u zhvendos në jug të Shqipërisë për të xhiruar puntatën e fundit të emisionit.

Të ftuar të Gjebreas, në këtë puntatë speciale ishte edhe: Juliana Pasha, Venera Lumani, Lind Islami e Pirro Çako. Arditi ka publikuar video dhe foto në rrjete sociale gjatë kohës që ata kanë qenë duke festuar apo drekuar.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë drekës, ka qenë e dashura bionde e Pirros.

“Panorama Plus” shkruan se bukuroshja në fjalë është punonjëse në gjykatën e Tiranës dhe duket të jetë rreth 20 vite më e re.

Pak kohë më parë, i pyetur për dashurinë Pirro deklaroi se: “Njeriu nuk është bërë për të jetuar vetëm. Të gjithë kemi nevojë për dikë. Aktualisht, jam në një shoqëri shumë të mirë. Ndihem shumë komod, shumë mirë dhe shpresoj të vazhdojë kjo gjë”.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BhzCG-Yl4yN/