Home ShowBiz Pas dy vitesh lidhje, ndahen Albi Nako dhe Alba Hoxha, kjo është arsyeja
Pas dy vitesh lidhje, ndahen Albi Nako dhe Alba Hoxha, kjo është arsyeja
0

Pas dy vitesh lidhje, ndahen Albi Nako dhe Alba Hoxha, kjo është arsyeja

0
0

Lidhja e dashurisë midis koreografit të njohur Albi Nako dhe balerinës Alba Hoxha ka qenë në qendër të mediave rozë muajt e fundit.

Megjithëse ato nuk e pranuan lidhjen e tyre publikisht, shumë herë çifti u pa bashkë e madje u përfol edhe për fejesë

Por vetëm një muaj më parë Albi dhe Alba e hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami dhe prej kohësh nuk janë parë më bashkë, madje në “Alba Festival” ku Albi ishte me trupën e tij të baletit, Alba nuk u pa gjëkundi.

Kanë mjaftuar këto detaje që në media të përflitet se çifti i ka dhënë fund lidhjes 2 vjeçare.

Sipas ‘Panorama Plus’ mosmarrëveshjet në çift, por edhe qëndrimi jo miratues i prindërve të Albit, të cilët nuk kanë dashur zyrtarizmin e tij në martesë me një vajzë në profesionin e balerinës, dhe gati dy dekada më të re, kanë bërë që dyshja e njohur të ndahet.

Kujtojmë që i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, babai i Albit deklaroi me bindje se nusen e Albit nuk do e dëshironte të ishte me profesion balerinë.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BhSDxbBACWt/