Home ShowBiz Olsi Bylyku flet për herë të parë për të dashurën e tij: “Është mbështetja ime”
Olsi Bylyku flet për herë të parë për të dashurën e tij: “Është mbështetja ime”
0

Olsi Bylyku flet për herë të parë për të dashurën e tij: “Është mbështetja ime”

0
0

Aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku dhe kolegu i tij Lorenc Hasrama ishin të ftuar në emsionin “Bukë me vete”, i cili drejtohet nga Roza Lati.

Gjatë puntatës, Olsi zbuloi edhe disa detaje të reja nga lidhja e tij, të cilën nuk ka preferuar që ta bëjë publike.

Moderatorja e pyeti përse vajza në fjalë e shoqëron gjithkund dhe përgjigja e Olsit nuk mund të ishte më e bukur se kaq.

“Ajo është mbështetja ime më e madhe, është asistentja ime, më ndihmon me të gjitha projektet”, u shpreh ai. Megjithatë miku i tij zbuloi edhe një detaj tjetër duke u shprehur se pjesët më të bukura të teksteve të këngëve që ka realizuar Olsi janë shkruar nga partnerja e tij.

Kujtojmë se prej muajsh, lidhja e aktorit të njohur me vajzën që quhet Egla u bë qendra e shkrimeve në mediat rozë.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByfrT0Egjrc/