Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt.
Lajmin e bukur, e konfimoi për mediat vetë Ermali gjatë një interviste, ku zbuloi se çifti do të bekohet me një vajzë tjetër.
Ndërkaq së fundmi partnerja e këngëtarit, Ariana ka publikuar një foto shumë të bukur, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
Blogerja duket shumë në formë, ndërkohë që ka veshur një fustan me lule që i tregon më së miri barkun e rrumbullakosur.
Kujtojmë që Ariana dhe Ermali janë prindër të tri fëmijëve të tjerë, Erës, Bunës dhe Artit.
https://www.instagram.com/p/B0IgOaLhPIi/
Link: https://www.instagram.com/p/B0IgOaLhPIi/
https://www.instagram.com/p/B0G3-k-hSLC/
Link: https://www.instagram.com/p/B0G3-k-hSLC/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bzs-rz1BTD9/