Home Aktualitet Kthehet në tragjedi koncerti i reperit që bashkëpunoi me Dhurata Dorën, humbasin jetën 5 persona
Kthehet në tragjedi koncerti i reperit që bashkëpunoi me Dhurata Dorën, humbasin jetën 5 persona
0

Kthehet në tragjedi koncerti i reperit që bashkëpunoi me Dhurata Dorën, humbasin jetën 5 persona

0
0

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën gjatë  një koncerti në Algjeri të reperit të famshëm Soolking.

Këngëtari është bërë i famshëm edhe në Shqipëri falë bashkëpunimit me këngëtaren Dhurata Dora në këngën Zemër.

Mediat e huaja njoftojnë se incidenti ndodhi pasi në nxitimin e sipër disa persona janë rrëzuar tek njëra prej hyrjeve.

Më konkretisht ndër viktimat kanë qenë 3 burra dhe dy gra, ndërsa 21 persona të tjerë janë plagosur.

Të plagosurit janë transportuar në spital ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.

Mediat e huaja raportojnë gjithashtu se incidenti erdhi pasi në stadium kishte më shumë njerëz sesa kapaciteti.

Burimi i lajmit: https://www.bbc.com/news/world-africa-49443728

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/BwkkP9QHdrK/