Home ShowBiz Martohet Anxhela Peristeri? Këngëtarja habit fansat me postimin e fundit
Martohet Anxhela Peristeri? Këngëtarja habit fansat me postimin e fundit
0

Martohet Anxhela Peristeri? Këngëtarja habit fansat me postimin e fundit

0
0

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri, ka postuar vetëm pak minuta më parë në instagramin e saj një foto e veshur nuse.

Anxhela duket më e bukur se kurrë me një fustan të bardhë nusërie ngjitur pas trupit me një të çarë të theksuar në njërën anë.

Ajo shfaqet gjithashtu e kuruar me një truk tipik nuseje dhe flokë me onde natyrale.

Nuk e dimë nëse këngëtarja krejt papritur ka vendosur të martohet, apo po xhiron ndonjë klip të ri, por padyshim që i ka habitur jo pak fansat.

Këta të fundit e kanë pyetur këngëtaren nëse është duke u martuar, por Anxhela ka preferuar të rrijë në heshtje.

https://www.instagram.com/p/B1tNeoEBcAO/

Link: https://www.instagram.com/p/B1tNeoEBcAO/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1epk_gh5CC/