Nëse keni nevojë që fytyra juaj të duket më e çlodhur dhetë shkëlqejë ju mjafton shumë pak.
Tashmë në kushte shtëpie mund të realizoni maska nga më të ndryshmet, me shumë pak përbëres dhe mbi të gjithë me rezultate të pabesueshme.
Një prej tyre është edhe kombinimi i domates me mjaltin.
Mjafton vetëm të shtypni një domate, pasi i keni hequr lëkurën dhe ta përzieni me mjaltë, përzierjen e vendosni në fytyrë dhe rezultati do të jetë mbresëlënës në vetëm pak minuta.
Efekti i domates është i menjëhershëm edhe në eleminimin e akneve dhe maska mund të përgatitet shumë thjeshtë në kushte shtëpie.
Ndërkaq ekspertët e bukurisë thonë gjithashtu se për të patur një lëkurë perfekte mjafton edhe vetëm një fetë domateje me të cilën mund të lyeni fytyrën dhe ta mbani për disa minuta.
Ndërsa përzierjen me mjaltë mund ta përdorni dy herë në javë.
Link: https://blackdoctor.org/528080/6-do-it-yourself-masks-for-acne/5/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/adult-art-beautiful-beauty-413880/