Home ShowBiz Makina të shtrenjta dhe jetë luksi, publikohet pak nga klipi i ri i Anjeza Brankës
Makina të shtrenjta dhe jetë luksi, publikohet pak nga klipi i ri i Anjeza Brankës
0

Makina të shtrenjta dhe jetë luksi, publikohet pak nga klipi i ri i Anjeza Brankës

0
0

Këngëtarja e famshme Anjeza Branka ka njoftuar se do të vijë shumë shpejt pranë publikut me një tjetër hit.

Në instagramin e saj këngëtarja lajmëron bashkëpunimin e radhës me këngëtarin Biggie X me këngën “Sushi”.

Në një video të shkurtër Anjeza zbulon pak nga klipi i këngës dhe duhet pranuar se duket mjaft interesant.

Anjeza së bashku me Biggie X, shfaqen në një makinë luksoze, ndërsa ndiqen nga paparazzet.

Këngëtarja nuk ka dashur të zbulojë më shumë se kaq, pasi në video mungon audio, megjithatë mund të themi pa frikë se kënga do të jetë një sukses i vërtetë nisur nga ajo çfarë kemi parë deri tani.

Miq të afërm dhe fansa i kanë uruar këngëtares suksese për klipin e ri, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

https://www.instagram.com/p/B16A88tA4Vi/

Link: https://www.instagram.com/p/B16A88tA4Vi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B12Iq2iA-cx/