Komode, super luksoze dhe me një disajn të pazakontë, ato janë padyshim makinat më të shtrenjta në botë, të cilat shiten miliona dollarë.
Një studim i fundit ka bërë një renditje të makinave më të shtrenjta në botë dhe vendin e parë e zë “Bugatti’s la voiture noire”, një makinë sportive super luksoze e cila u shit në Gjenevë për çmimin e pabesueshëm të 19 milion dollarëve.
E konsideruar si një vepër arti, kjo makinë është një kombinim i shpejtësisë, luksit, dhe komoditetit.
Kjo është një makinë 16 cilindërshe, me një motor 8 litërsh dhe 1500 kuaj fuqi.
E dyta ndër makinat më të shtrenjta renditet një model i ri i Rolls Roys e cila është shitur për 13 milion dollar.
Në listën e gjatë të makinave të shtrenjta gjejmë disa lloje të reja të Lamborghini, Mclaren e Ferrari, makina që kanë kapur shifra rekord shitjesh.
Ato kanë një teknologji të avancuar dhe janë më të lakmuarat në botë.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/auto-automobile-automotive-car-358070/
Link: https://ceoworld.biz/2019/06/20/most-expensive-cars-in-the-world/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/photo-of-lexus-interior-2723822/