Home Lifestyle Vendet më të mira në botë për të rritur fëmijët, nuk e keni idenë se çfarë ofrojnë
Vendet më të mira në botë për të rritur fëmijët, nuk e keni idenë se çfarë ofrojnë
0

Vendet më të mira në botë për të rritur fëmijët, nuk e keni idenë se çfarë ofrojnë

0
0

Kur bëhet fjalë për familjen e mbi të gjitha fëmijët, të gjithë mendojnë se si të ofrojmë më të mirën e mundshme.

Raporti vjetor i “US News” dhe “World Reports” kanë bërë një renditje të 10 vendeve më të mira në botë për të rritur fëmijët.

Këtë vit listën e kryeson Danimarka me politikat më të mira sociale.

Në Danimarkë  ka metoda të veçanta arsimimi për të nxitur krijueshmërinë e fëmijëve dhe edukimin e tyre pa ndërhyrjen e prindërve.

Sistemi arsimor në këtë shtet është totalisht falas dhe  përdor një metodologji të veçantë të të besuarit tek fëmijët.

Vendin e dytë e zë Suedia, fëmijët në Suedi kanë mundësi pa fund për të kaluar kohën në mënyrë productive me aktivitet të shumta dhe ushqim të freskët falas.

Në vend të tretë renditet Norvegjia, fëmijët në këtë vend falë metodave të mësimdhënies renditen të parët në shkenca egzakte dhe në komunikim.

Renditja vijon më tej me Finlandën, Kanadanë, Hollandën, Zvicrën, Zelandën e Re, Australinë dhe në fund Austrinë.

Të gjitha këto vende janë ideale për rritur dhe edukuar fëmijë për shkak të zhvillimit të një sistemi të shëndetshëm përkujdesjeje në çdo drejtim.

Link: https://www.xpressmoney.com/blog/unwind/best-countries-to-raise-kids/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/girl-and-three-boys-on-staircase-2105199/